📢 THIRRJE PËR KOORDINATORË LOKALË
Urdhri i Psikologut shpall thirrjen për përzgjedhjen e Koordinatorëve Lokalë në qytetet:
📍 Durrës;
📍 Berat;
📍 Lezhë;
Kriteret e aplikimit:
✅ Të jetë anëtar i Urdhrit të Psikologut për një periudhë jo më pak se 5 vite;
✅ Të ketë integritet profesional;
✅ Të jetë një profesionist i njohur dhe aktiv në komunitetin që do të përfaqësojë.
Afati i aplikimit:
Të interesuarit duhet të dorëzojnë pranë zyrave të Urdhrit deri ditën e premte, më datë 9 maj 2025:
✅ Kërkesë me shkrim;
✅ Dokumentacion të vendit ku do të ushtrojë detyrën.
Suksese të gjithë të interesuarve!