Në vijim të trajnimeve për menaxhimin e emergjencave, organizojmë trajnimi e dytë,  me temë: “Ndihma Psikologjike në situata emergjente”, i cili do  të mbahet në datat 15-16 shkurt 2020, pranë ambjenteve të Universitetit “Marin Barleti”. Tetë lektorë italianë me eksperiencë në fushën përkatëse do të jenë prezent në këtë trajnim.
Kostoja për pjesëmarrjen në trajnim do të jetë 1000 Lekë. Regjistrimi dhe pagesa duhet të realzohen pranë zyrës së Urdhrit të Psikologut deri në datë 7 shkurt 2020, pasi vendet janë të limituara.

Ju informojmë se Trajnimi është i çertifikuar nga Urdhri i Psikologut dhe se të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë pjesëmarrje, (jo Kredite për rilicencim).

Bashkëngjitur axhenda e trajnimit.

Urdhri i Psikologut