Të nderuar anëtarë,
Kemi kënaqësinë t’Ju ftojmë në Asamblenë e IV-ët Kombëtare, ditën e premte, datë 28 Shkurt, ora 11:00, tek “Klajdi Resort”, Golem, Durrës.
Për të gjithë të interesuarit në orën 10:00, do të ketë në dispozicion një mjet transporti tek rrethrrotullimi i Plepave, për të mundësuar lwvizjen deri tek “Klajdi Resort”. Regjistrimi fillon në orën 10.30.
Të gjithë ata psikologë, të cilët pas punimeve të Asamblesë Kombëtare dhe pas drekës që do të organizojmë, dëshirojnë të shpenzojnë natën në ambjentet e këtij resorti dhe të qëndrojmë në shoqërinë e njëri-tjetrit, mund të rezervojnë, kundrejt një çmimi preferencial në numrin e telefonit 0682044000.
Ftojmë të gjithë anëtarët të na bashkohen në këtë event, pasi këtë vit, kemi shumë arsye për t’u mbledhur, diskutuar e pse jo edhe për të festuar sukseset e 2019-tës.
Ju mirëpresim!
Shënim: Për arsye të organizimit të drekws pas punimeve të Asamblesë, jeni të lutur të konfirmoni pjesëmarrjen në adresën e e-mail-it: info@urdhriipsikologut.al, deri në datë 22.02.2020.