Votoni Këtu
Të nderuar anëtarë,
Në përfundim të kandidimeve nga ana Juaj për psikologun/en e vitit 2024, kemi më fund kandidaturat, të cilat kanë marrë më shumë propozime, për të qenë pjesë e garës.
Gjeni më poshtë përshkrimet përkatëse për secilin kandidat. Votimi mbyllet në datë 26.12.2024 ora 12.00.
Fitoftë më i miri😊
Urdhri i Psikologut
1. Znj. Anxhela Peza
Znj. Anxhela Peza është psikologe klinike dhe këshillimi licencuar nga Urdhri i Psikologut në Republikën e Shqipërisë me nr. 322. Prej disa vitesh Znj. Peza jep kontributin e saj në ndihmë të personave të cilët kanë problematika të ankthit, çrregullimet e humorit, etj., në qytetin e Tiranës dhe më gjerë. Gjithashtu është angazhuar si psikologe në projekte me organizata ndërkombëtare dhe është bashkëpunëtore e disa institucioneve shtetërore. Znj.Peza ka qenë pjesë e disa universiteve publike dhe private si staf akademik me kohë të pjesshme. Është autore e disa teksteve letrare dhe profesionale në psikologji.
2. Znj. Eriona Hoxha
Znj. Eriona Hoxha është psikologe klinike e licencuar nga Urdhri i Psikologut në Republikën e Shqipërisë, me nr. 319. Prej vitit 2008, Znj.Hoxha, është eksperte asistuese dhe vlerësuese në sistemin e drejtësisë duke dhënë një kontribut në çështje civile dhe penale. Gjithashtu Znj. Hoxha është angazhuar si psikologe në inastitucione rezideciale dhe ditore me në fokus fëmijët. Prej vitit 2021 është psikologe në një qendër socio-shëndetësore në qytetin e Elbasanit.
Prej vitesh e angazhuar në promovimin e psikologut në median vizive dhe të shkruar.
3. Znj. Ilirjana Çali
Znj. Ilijana Çali është psikologe këshillimi e licencuar nga Urdhri i Psikologut në Republikën e Shqipërisë, me nr.licence 196. Prej vitit 2015 është punësuar si psikologe pranë Drejtorisë Vendore Arsimore Tiranë. Ka mbajtur pozicionin e koordinatores së shërbimit psikosocial në nivel drejtorie dhe qarku duke dhënë në vazhdimësi kontributin e saj në shërbimin psikologjik.