Si fillim Ju urojmë te gjithëve nje vit sa më të mbarë e me shëndet!
Duke marrë shkas nga situata emergjente e krijuar pas tërmetit të 26 Nëntorit, Urdhri i Psikologut ju njofton se do të organizojë një trajnim për të gjithë psikologët, të cilët do të kenë dëshirë të specializohen, në lidhje me situatat emergjente, traumat, stresin post – traumatik etj.
Trajnimi i parë është planifikuar të mbahet në datat 15-16-17 janar 2020. Prof. Vitalii Klymchuk, psikolog i specializuar në emergjenca dhe njëkohësisht anëtar i Komitetit të Katastrofave Natyrore, Traumave dhe Krizave ne EFPA, do të jetë në Tiranë për të bërë të mundur trajnime me grupe te ndryshme psikologësh.
Për shkak të kostove administrative të organizimit të këtij trajnimi, do të ketë një pagesë të vogël për çdo pjesëmarrës, në vlerën 1000 Lekë.
Për arsye organizimi lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen Tuaj,  në numrin e tel të Urdhrit të Psikologut  044511804, deri në datë 10 Janar.
Ju informojmë se Trajnimi është i çertifikuar nga Urdhri i Psikologut dhe se të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë pjesëmarrje, (jo Kredite për rilicencim).
Bashkëngjitur axhenda e trajnimit.
Vendi i zhvillimit të trajnimit do ti njoftohet secilit prej te inetersuarve individualisht.
Urdhri i Psikologut