Njoftojmë të gjithë psikologët, të cilët kanë përfunduar praktikën profesionale se duhet të regjistrohen menjëherë në Vlerësimin e Aftësimit Praktik, si parakusht ligjor, për Provimin e Shtetit dhe pajisjen me Licencë. Sjellim në vëmendje se dosja e secilit nga psikologët, që do të nënshtrohen këtij provimi, duhet të ketë të përfshirë përveç kërkesës për provim edhe këto dokumentacione:

1.Kontrata e punës
2.Kontrata e supervizimit
3.Programi i praktikës profesionale
4.Vlerësimi i supervizorit për periudhën e ushtrimit të praktikës profesionale
5.Librezë Kontributesh

Mos plotësimi i dokumentave të mësipërme, bëhet shkak për mos përfshirjen në Vlerësimin e Aftësimit Praktik.

Për shkak të kërkesave të ardhura nga anëtarët praktikantë, për shtyrjen e afatit të dorëzimit të kërkesave për marrjen pjesë në provim, Ju njoftojmë se afati përfundimtar do të shtyhet deri në datë 15 Nëntor 2019.

Ju faleminderit

Urdhri i Psikologut