Urdhri i Psikologut njofton për të gjithë të interesuarit, të cilët dëshirojnë të aplikojnë për të qenë në rolin e ekspertit, gjatë vlerësimit dhe monitorit të aktiviteteve të Edukimit në Vazhdim, se do të rihapen aplikimet, deri në datën 30 Maj 2020.

Të gjithë psikologët e interesuar, të cilët plotësojnë kriteret, që janë anëtarë të Urdhrit të Psikologut dhe kanë minimumi 5 vite eksperience pune në fushën e psikologjisë, mund të paraqesin një kërkesë me shkrim, të firmosur dhe të na e dërgojnë të skanuar, në adresën e e-mail-it të Urdhrit të Psikologut: sekretaria@urdhriipsikologut.al.

Ju faleminderit!

Sekretaria

Urdhri i Psikologut