Të nderuar psikologë,

Shpresojmë që të jeni të gjithë mirë!

Ky njoftim shkon për të gjithë ata anëtarë, të cilët nuk kanë paguar ende kuotizacionin vjetor.

Fillimisht na lejoni të falenderojmë pjesën më të madhe të anëtarësisë, të cilët prej 3 vitesh vijojnë të jenë korrekt me pagesat e detyrimeve financiare brenda afateve të caktuara, duke i dhënë kështu frymëmarrje institucionit dhe punës tonë të përbashkët.

Në vijim, për kategorinë e cila ende nuk ka shlyer detyrimet, ju bëjmë me dije se kuotizacioni vjetor në masën e 6.000 lekëve në vit, është një detyrim ligjor dhe kusht për të qenë anëtarë i Urdhrit. Ky detyrim duhet të likujdohet deri në datën 31 janar të cdo viti (kjo është edhe data e skandecës së kartës së anëtarësisë, përfshi të licencuarit dhe praktikantët).

Për të gjithë ata të cilët janë në pamundësi për të shlyer këtë detyrim, Asambleja ka shtyrë afatin deri më 31 mars të cdo viti. Pas kësaj date, regjistri i anëtarësisë rifreskohet dhe të gjithë ata anëtarë të cilët nuk kanë shlyer kuotizacionin, cregjistrohen. Për ta lind detyrimi që pas këtij afati, të paguajnë përvec kuotizacionit edhe 2.000 lekë për riregjistrimin në Urdhër.

Nisur nga kushtet në të cilat është ndodhur vendi, Këshilli Kombëtar i U.P., në një mbledhje të zhvilluar gjatë këtyre ditëve vendosi:

Të shtyjë afatin e pagesës së RIREGJISTRIMIT prej 2.000 lekë për vitin 2020, për të gjithë ata anëtarë të cilët aktualisht nuk kanë mundësi financiare ta paguajnë, deri më datë 31.09.2020.

 

Në këto kushte, të gjithë anëtarët që nuk kanë shlyer ende pagesën e kuotizacionit 6.000 lekë, duhet ta shlyejnë atë MENJËHERË, pasi aktualisht nuk janë anëtarë, c’ka bie në kundërshtim me ligjin.

Pas shlyerjes së këtij detyrimi, emri juaj do të përfshihet në regjistrin e anëtarësisë dhe do t’ju jepet kohë deri në fund të shtatorit të kryeni pagesën 2.000 lekë të regjistrimit.

Ju bëjmë gjithashtu me dije se institucioni i Urdhrit, të vetmin burim financiar ka kuotizacionet e anëtarësisë, ndaj kërkojmë nga ju bashkëpunim dhe korrektesë në mënyrë që as puna e institucionit të mos pengohet.

Bashkëngjitur gjeni informacion për shlyerjen e pagesave vjetore. Ju rikujtojmë se nuk nevojitet paraqitja e mandat pagesës pranë nesh, pasi emrat verifikohen në sistem.

  • AL90202111300000000001277574 Raiffeisen Bank
  • Regjistrim – 2000.00 Lekë
  • Kuotizacion vjetor – 6000.00 Lekë
  • Licencim – 15000.00 Lekë

 

Urojmë më të mirat për ju,

Urdhri i Psikologut.