Urdhri i Psikologut njofton se për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit dhe situatës emergjente të krijuar pas saj, nuk u bë dot i mundur realizimi i organizimit të Provimit të Praktikës Profesionale në muajin Dhjetor, ndaj për këtë arsye Vlerësimi i Aftësimit Praktik (provimi i Praktikës Profesionale) do të zhvillohet në datat 4-5-6-7 Shkurt 2020, në ambjentet e Urdhrit të Psikologut.

Për të gjithë psikologët, të cilët e kanë patur të pamundur të regjistrohen me parë, si dhe për ata të cilët kanë përfunduar ushtrimin e Praktikës Profesionale pas përfundimit të afatit fillestar të regjistrimit, Urdhri i Psikologut, ka vendosur të rihap afatin e regjistrimit deri në datë 20 Janar 2020, ndaj të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen duke dorëzuar një kërkesë me shkrim pranë zyrës tonë.

Kostoja për të gjithë praktikantë e regjistruar për kryerjen e Provimit të Praktikës Profesionale është në vlerën 3000 Lekë dhe do duhet të paguhet në numrin e llogarisë së Urdhrit të Psikologut brenda datës 24 Janar 2020.

Ju faleminderit !

Urdhri i Psikologut