Lista e dokumentave
Për t’u regjistruar si anëtar i Urdhrit të Psikologut duhet të paraqiten dokumentet e mëposhtme:
- Pasaportë ose Kartë ID të vlefshme fotokopje
- Curriculum Vitae
- Diplomat, të cilat vërtetojnë studimet e kryera dhe titujt e fituar, sipas ligjit, kopje të njehsuara me origjinalin
- Nëse ka ushtruar më parë profesionin e psikologut, vërtetim të protokolluar nga organi drejtues i institucionit publik apo privat, ku ka punuar
- Dëshmi penaliteti
- Fotografi Digitale (CD ose në adresën e email: info@urdhriipsikologut.al)
- Mandat pagesë për tarifën e regjistrimit dhe kuotën e anëtarësimit
Klikoni dhe Shkarkoni Kërkesën për anëtarësim dhe Deklaratën TIP ,të cilat duhet ti nënshkruani paraprakisht dhe t’i bashkangjitni dokumentacionit të mësipërm.
Mënyrat e pagesës
⚫Në çdo pikë të Posta Shqiptare dhe në çdo filial të Raiffeisen Bank
- Raiffeisen Bank IBAN: AL90202111300000000001277574
- Regjistrim – 2000.00 Lekë ( *Kryhet vetëm nje herë në çastin dhe momentin e parë te regjistrimit* )
- Kuotizacion vjetor – 6000.00 Lekë ( *Pagesa e kuotizacionit vjetor, pagesë për vit kalendarik. Afati përfundimtar i pagesës është deri më 31 Mars të çdo viti kalendarik* )
- Licencim – 15000.00 Lekë ( *Ështe tarifa e liçensimit që pagohet nga çdo psikolog pasi i aprovohet nga komisioni i liçensimit e drejta për te ushtruar profesionin*)