Rikujtesë !

Ju njoftojmë se, vijojnë ende aplikimet për përfshirjen e psikologëve në trajnimin , që do të zhvillohet në muajin shtator, në lidhje me rolin e psikologut në fushën e Drejtësinë Penale për të mitur, deri më datë 10.07.2018.

Ju risjellim ndërmend se, në muajin shtator do të riorganizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, Programin Suedez, universitetet publike dhe private në vend, si dhe aktorëve të tjerë të sisitemit të drejtësisë penale për të mitur, një tjetër trajnim të posaçëm, me pjesëmarrjen e rreth 50 psikologëve, që do të trajnohen në rolin e asistuesit dhe vlerësuesit në sistemin e Drejtësisë për të Mitur.
Çdo person i interesuar për të qenë pjesë e këtij trajnimi, duhet të dorëzojë pranë Zyrës së Urdhrit të Psikologut, një kërkesë me shkrim, ku të shpreh vullnetin për të qenë pjesë e trajnimit, vërtetime të eksperiencës në ushtrimin e profesionit si psikologe në sistemin e drejësisë e jo vetëm, (nëse nuk janë dorëzuara më parë), si dhe një raport mjekoligjor të 3 muajve të fundit.

Ju ritheksojmë se, do të kenë përparësi në regjistrim psikologët, të cilët ushtrojnë profesionin në rrethe, për shkak të numrit të tyre të vogël dhe mungesave në sistem.

Të gjithe ata psikologë, të cilët ushtrojnë profesionin e psikologut me të mitur, në një nga institucionet në varësi të Ministrisë së Drejtësisë (si psh. IEVP-të, Shërbimi i Provës etj.), duhet DETYRIMISHT, të kryejnë trajnimin e posaçëm, në mënyrë që të kenë mundësi vijimin e ushtrimit të detyrës së tyre pranë këtyre institucioneve, bazuar në ndryshimet e fundit të legjislacionit në fuqi.

Në lidhje me datën e fillimit të trajnimit, vendit apo edhe procedurave të tjera, të gjithë të interesuarit do të njoftohen në vijim.

Sekretaria

Urdhri i Psikologut