Në kuadër të njoftimit mbi ekpertët psikologë që mund të thirren si të tillë pranë gjykatave në të gjithë vendin, si dhe për psikologët që janë të intersuar të përfshihen në procesin e drejtësisë për të mitur, sqarojmë se:

Ditën e enjte dt.01.02.2018, ora 12.00 në zyrat e Urdhrit të Psikologut do të realizohet një takim pune me të gjithë psikologët e interesuar mbi këtë cështje.

Ky takim realizohet në kuadër të diskutimit të problematikave që lindin nga zbatimi i Ligjit 38/2017 mbi “Disa ndryshime në Kodin e Procedurës Civile” i cili hyri në fuqi në Tetor 2017 dhe “Kodi Penal i Drejtësisë për të Mitur” i cili hyri në fuqi më 01.01.2018.