Të nderuar anëtarë të Urdhrit të Psikologut!

Ju njoftojmë se në datën 22.02.2019, ora 12:00, në mjediset e Hotel Koçibellit në qytetin e Korçës  do të organizohet Asambleja e 3-të Kombëtare e Urdhrit të Psikologut. Asambleja Kombëtare do të ketë këtë rend dite. 1) Miratimi i buxhetit faktik të vitit 2018 dhe projekt-buxhetit të vitit 2019, të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Psikologut.
2) Analizë e veprimtarisë vjetore të organeve të Urdhrit të Psikologut.
3) Hapësirë e lirë për diskutime.

KUJDES: Të gjithë anëtarët duhet të kenë me vete kartën e anëtarësisë të Urdhrit të Psikologut (kartën e licencës ose praktikantit), për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë Kombëtare. Kërkojmë të sqarojmë se, kartat e anëtarësisë mund t’i tërhiqni pranë Urdhrit të Psikologut, duke filluar nga data 28 janar.

Pas përfundimit të punimeve të Asamblesë, do të drekojmë së bashku në mjediset e Hotel Kocibellit, drekë e cila do të mbulohet me shpenzimet e  Urdhrit të Psikologut. Për shkak të marrjes së masave për organizimin e këtij aktiviteti, duhet të konfirmoni brenda datës 10.02.2019 nëpërmjet adresës së email-it: info@urdhriipsikologut.al, Moskonfirmimi nuk kushtëzon të drejtën për të marrë pjesë në Asamble, por vetëm pjesëmarrjen në aktivitetet sociale pasuese.

SHËNIM: Për të gjithë ata, të cilët pas përfundimit të aktivitetit, dëshirojnë të qëndrojnë dhe të kalojnë atë natë, në ambientet e Hotel Koçibellit, mund ta realizojnë me një çmim preferencial prej: Dhome teke me mengjes 2500 lek, dhome dyshe me mengjes 4000 lek, dhome treshe me mengjes 4500 lek . Për rezervime jeni të lutur të kontaktoni drejtëpërdrejtë me shërbimin e hotelit në numrin e kontaktik: 0692999444 .

Ju faleminderit

Urdhri i Psikologut