Shumë e lumtur të ndaj me JU anëtarësimin tonë me të drejta të plota në Europen Association of Work and Organizational Psychology (EAWOP)
Ky është i pari anëtarësim i komunitetit të psikologëve të Shqipërisë në më shumë se 20 vite psikologji në vend.
Do punojmë fort me mbështetjen e të gjitha organizatave dhe shoqatave të tjera të Europës nën ombrellën e EAWOP që ta fuqizojmë profilin e psikologut organizacional në vend dhe të kemi politika të standardizuara me vendet e tjera.
Sfida e madhe e rradhës është European Federation of Psychologist’s Associations (EFPA)
Kur punon të gjitha ëndrrat mund të bëhen realitet.
Ka qenë një ndër ditët më të emocinuara për mua dhe me shumë përgjegjësi.
Faleminderit të gjithëve JU per besimin dhe mbështetjen🤗

Përzemërsisht,
Valbona Treska