Te nderuar anëtarë,
Ju njoftojme se kane nisur aplikimet pranë Urdhrit të Psikologut, për ekspert të jashtëm pranë Komisionit të Edukimit në Vazhdim. Çdo psikolog i interesuar duhet të plotësojë këto kritere:
1) Të jetë anëtar i Urdhrit të Psikologut
2) Të ketë gradën doktor i shkencave
3) Të ketë minimumi 5 vite eksperience në fushën e psikologjisë
4) Të mos jetë ndëshkuar me masë disiplinorë gjatë 5 viteve të fundit.
Kërkesat për aplikim, duhen dorëzuar brenda datës 31.03.2019, pranë Zyrës së Urdhrit të Psikologut.
Ju faleminderit
Urdhri i Psikologut