Urdhri i Psikologut njofton se, në vijim të realizimit të takimeve të para zyrtare të koordinatorëve të rinj lokalë, do të zhvillohet në ambjentet e shkollës “Kongresi i Lushnjes” ditën e hënë, datë 7 Shkurt në orën 13.00 takimi i psikologëve anëtarë të Urdhrit të Psikologut të qytetit të Lushnjes me koordinatoren Znj.Fatmira Lala.
Në këtë takim do të keni mundësi jo vetëm të merrni kartat e anëtarësisë për këtë vit, por gjithashtu të ndani me koordinatoren çfarëdolloj problematike, shqetësimi apo të ngrini pyetje për të cilat dëshironi të informoheni.
Ftojmë anëtarët e Urdhrit të Psikologut të qytetit të Lushnjes të jenë prezentë në takimin që do të realizohet ditën e hënë.
Urdhri i Psikologut