Të nderuar,

Kemi kënaqësinë t’Ju bëjmë me dije se më datë 17.05.2018, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Urdhrit të Psikologut në Republikën e Shqipërisë.

Në bazë të nenit 5 të tij, të gjithë psikologët të cilët nga data 24.05.2016 deri më 30.01.2018, kanë të paktën 1 vit punë të rregullt në ushtrimin e profesionit të psikologut, përjashtohen nga ushtrimi i praktikës profesionale dhe do ti nënshtrohen VETËM Provimit të Shtetit për t’u pajisur më pas me Licencën Profesionale të Psikologut.

Psikologët të cilët kanë më pak se 1 vit pune në ushtrimin e profesionit të psikologut deri më dt.30.01.2018, janë të detyruar të vazhdojnë praktikën deri sa, së bashku me kohën që u konsiderohet e përjashtuar nga praktika, të plotësojnë të paktën 1 vit pune, duke bërë kështu, qe të përfitojnë një përjashtim të pjesshëm nga ushtrimi i praktikës profesionale.

Lutemi të kontaktoni sa më parë me Zyrën Qëndrore të Urdhrit të Psikologut, apo me Koordinatorët tanë Lokalë në Shkodër, Lezhë dhe Korcë dhe të ndani informacionin me kolegët tuaj.

Urdhri i Psikologut do të marrë menjëherë të gjitha masat për fillimin sa më parë të procedurave të nevojshme për realizimin e Provimit të Shtetit për këtë kategori.

Urdhri i Psikologut

Sqarim:
Dt.24.05.2016 Hyrja ne fuqi e ligjit 40/2016 te Urdhrit te Psikologut
Dt.30.01.2018 Hyrja në fuqi e Rregullores së Praktikës Profesionale të Profesionit të Psikologut.