Njoftim!

Urdhri i Psikologut ju njofton se, Komisioni i Edukimit në Vazhdim, pasi ka shqyrtuar aplikimet e ardhura për akreditim të përkohshëm ka vendosur:

1 Të akreditojë institucionin “Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike” QKSHP Shkodër, me një akreditim të përkohshëm me afat 12 muaj.

2. Të akreditojë institucionin “Inner Life”, Tiranë, me një akreditim të përkohshëm me afat 12 muaj.

Lidhur me aktivitetet, të cilat janë akredituar nga ky komision, datat se kur do të zhvillohen këto aktivitete si dhe numrin e krediteve që do të përfitojë çdo psikolog që do të marrë pjesë në to, ju informojmë si më poshtë:

1. Aktivitieti i “Qendrës së Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike”, QKSHP Shkodër, me titull: “Shëndeti mendor dhe mirëqenia psikologjike e fëmijës”, ka vlerën e 10 krediteve dhe do të zhvillohet në datat 14-15 Dhjetor 2019.

2. Aktivitetin i “Qendrës së Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike”, QKSHP Shkodër me titull: “Prindërimi pozitiv në fokus fëmijët nga 0-12 vjeç”, ka vlerën e 10 krediteve dhe do të zhvillohet në datat 18-19 Janar 2020.

3. Aktiviteti i “Qendrës së Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike”, QKSHP Shkodër, me titull: “Ndërhyrjet psikologjike te fëmijët dhe adoleshentët: Trajtimi i shëndetit mendor sipas prespektivës me familjen në qendër”, ka vlerën e 10 krediteve dhe i cili do të zhvillohet në datat 8-9 Shkurt 2020.

4. Aktiviteti i Institucionit “Inner Life”, Tiranë, me titull: “Meditimi Mindfulness në trajtimin e stresit dhe ankthit”, ka vlerën e 12 krediteve dhe do të zhvillohet në datat 20-21 Nëntor 2019.

5. Aktiviteti i Institucionit “Inner Life”, Tiranë, Modulin I, me titull: “Metodat e kërkimit sasior dhe cilësor në shkencat sociale”, ka vlerën e 12 krediteve dhe do të zhvillohet në datat 7-8 Dhjetor 2019.

6. Aktiviteti i Institucionit “Inner Life”, Tiranë, Moduli II me titull: “Analiza deskriptive inferenciale dhe cilësore e të dhënave në kërkim shkencor”, ka vlerën e 18 krediteve dhe do të zhvillohet në datat 10-11 Janar 2020 si dhe në datën 18 Janar 2020.

Për më shumë informacion lidhur me regjistrimin si dhe për detajet për zhvillimin e aktiviteteve të mësipërme, mund të kontaktoni:

Për institucionin “Qendra e Shërbimeve Psikologjike” Shkodër; e-mail: qksh.psikologjike@gmail.com; nr.tel: 0684420000 / 0673017299

Për institucionin “Inner Life” Tiranë, e-mail:fleurashkembi@gmail.com; nr.tel: 0696471697.

Urdhri i Psikologut fton të gjithe institucionet e tjera që dëshirojnë të akreditojnë aktivitete për psikologët ne lidhje me Edukimin në Vazhdim, të aplikojnë pranë Komisionit të Edukimit në Vazhdim të Psikologut.

Informacionet në lidhje me aktivitetet e akredituara për sa i përket Edukimit në Vazhdim do të vijojnë të publikohen në vazhdim në faqen tonë.

Suksese!

Urdhri i Psikologut