Presidenti

Dr.Valbona Treska

Presidente e Urdhrit

Valbona Treska ka lindur nё Tiranё më 28.07.1980. Ёshtё e martuar dhe ёshtё nёnё e dy djemve.
Pёrfundoi studimet e larta me kohё tё plotё nё vitin 2004, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, dega Psikologji Klinike. Nё vitin 2009 nisi studimet doktorale nё Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranёs. Në qershor 2010 përfundoi Masterin Shkencor në Shkenca Administrative, pranë “Albanian University”. Në qershor 2016 mbrojti tezën “Marrёdhёnia midis mёnyrёs sё divorcimit tё prindёrve dhe nivelit tё ankthit dhe agresivitetit tek fёmijёt” dhe fitoi gradën shkencore “Doktor shkencash në psikologji”, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti Pedagogji-Psikologjisё.
Angazhimet e saj nё fushёn e psikologjisё kanё nisur qё gjatё viteve tё shkollimit. Pas pёrfundimit tё studimeve nga viti 2004 deri nё janar tё vitit 2016 ka punuar si psikologe pranё Drejtorisё Arsimore Rajonale, Tiranё, e atashuar nё shkollёn e mesme “Sami Frashёri”.
Prej vitit 2004 punon si eksperte psikologe pranё gjykatave tё tё gjitha niveleve nё vend, kryesisht pranё Gjykatёs së Rrethit Gjyqёsor Tiranё. Fokus i punёs së saj kanё qenё, jo vetёm çёshtjet pёr zgjidhjet e martesave, numri i tё cilave i ka kaluar tё 2000 rastet gjatё kёtyre viteve, por edhe vlerёsimet pёr shpёrblime dёmi moral dhe ekzistencial, heqjet e pёrgjegjёsive prindёrore, birёsimet, urdhrat e mbrojtjes etj.
Prej vitit 2011 punon si lektore nё ciklin bachelor dhe master pёr lёndёt “Terapi familjare”, “Psikologji konjitive”, “Psikologji sociale e avancuar” etj., pranё “Albanian University”.
Nё vitin 2011 u zgjodh Kryetare e Shoqatёs Shqiptare tё Psikologёve Ligjorё dhe ka qenё aktive qё prej vitit 2004 nё rritjen e cilёsisё dhe standarteve tё punёs pёr psikologёt ligjorё.
Dr. Valbona Treska drejton studion e saj nё trajtimin e rasteve dhe ofrimin e shёrbimit psikologjik prej vitit 2005.
Ka kryer një sërë botimesh shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, midis të cilave mund tё pёrmendim: “Efektet e divorcit tek fëmijët shqiptarë. Përjetimi i ankthit”, viti 2013; “Tendencat e divorceve dhe shkaqet e tyre psikologjike tek çiftet shqiptare”, viti 2012; “Psychological evaluation of children with divorcing parents”, viti 2011; “Family problems, parents separation and psychosocial effects on children” viti 2015, etj.
Ka qenë aktive në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare me kumtesat e saj si: “Roli i psikologut në procesin penal” nё konferencёn “Lo sviluppo delle scienze penalistiche”, organizuar nga Sapienza – Universita di Roma nё vitin 2012; “Family conflicts during divorce. Children and parental alenation”, nё konferencёn: “Development problems of childhood and adolescence in transitional societies”, organizuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, nё vitin 2011; “Vëzhgim i fëmijëve në divorc. Vështirësitë e background-eve alternative” nё konferencёn: “Roli i kërkimit cilësor në përmirësimin e shërbimeve psikologjike”, organizuar nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, nё vitin 2010, etj,.
Njeh shumë mirë gjuhët e huaja: anglisht, italisht, spanjisht.
U zgjodh si Presidente e Urdhrit të Psikologut në zgjedhjet e para të Asamblesë së Parë të Psikologëve, mbajtur në 28.01.2017 nё Tiranё.